Zgjedhjet në Tiranë/ Alimehmeti: Duhet të bashkohemi, ja pse s’ka negociata me Arlind Qorin

Zgjedhjet në Tiranë/ Alimehmeti: Duhet të bashkohemi, ja pse s’ka negociata me Arlind Qorin

Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Oponenca” në News24, ka komentuar mbi zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës dhe negociatat që po zhvillohen mes partive opozitare për të gjetur një kandidat të përbashkët. Alimehmeti, i ngarkuar nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të zhvilluar bisedime me partitë e tjera opozitare, theksoi se uniteti është kyç për të sfiduar pushtetin e kryeministrit Edi Rama. “Po të qëndrojë opozita përballë, nuk ka pushtet që nuk bie. Neve na intereson rezultati në fund të ditës,” u shpreh ai, duke shtuar se dialogu dhe bashkimi i forcave janë domosdoshmëri për të krijuar një koalicion të fortë opozitar. Alimehmeti nënvizoi gjithashtu nevojën e një “pajtimi kombëtar” brenda opozitës, duke theksuar rolin udhëheqës të Partisë Demokratike si forca më...