Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
TIA: Mbi 1,4 milionë pasagjerë dhe 8100 fluturime në gusht
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës regjistroi një rritje të ndjeshme të pasagjerëve gjatë sezonit veror 2025, duke arritur një rekord në muajin gusht me 1 413 064 pasagjerë dhe 8106 fluturime drejt 108 destinacioneve në 32 shtete. Kjo rritje lidhet si me fluksin turistik, ashtu edhe me zgjerimin e lidhjeve ajrore. Sipas TIA-s, 5 destinacionet kryesore gjatë muajit gusht ishin Milano, Londra, Roma, Vjena dhe Bolonja. TIA mbetet porta kryesore ajrore që lidh Shqipërinë me botën, duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi për një numër gjithnjë në rritje pasagjerësh.