‘Berisha është paterica e Ramës’, Muçi: PD dhe PL përfaqësojnë oligarkinë e vjetër

‘Berisha është paterica e Ramës’, Muçi: PD dhe PL përfaqësojnë oligarkinë e vjetër

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, në një intervistë televizive, ka theksuar se forca politike që ai përfaqëson mbetet e qëndrueshme në parime dhe nuk përfaqëson asnjë lloj ekstremizmi. Ai kritikoi Partinë Demokratike dhe Partinë e Lirisë për mungesë ideologjie dhe ka theksuar distancimin e Lëvizjes Bashkë nga marrëveshjet politike që, sipas tij, kanë për qëllim vetëm rikthimin në skenë të figurave të vjetra si Sali Berisha. Muçi e konsideroi Berishën si përfaqësues të oligarkisë së vjetër dhe një mbështetje indirekte për kryeministrin Edi Rama. Ai shtoi gjithashtu se Lëvizja Bashkë do të garojë e vetme në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës të cilat u dekretuan nga Presidenti Bajram Begaj këtë të mërukë dhe u caktuan të mbahen në datën 9 nëntor. “Nuk...