Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tetori Rozë/ 805 gra e 10 burra me kancer gjiri, 224 gra e vajza humbën jetën vitin e kaluar
Numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit është në rritje dhe nuk njeh as moshë e as gjini. Për vitin 2024 u diagnostikuan 805 raste të reja te gratë me kancer gjiri, por gjithashtu u regjistruan edhe 10 burra. “Për vitin 2024, bazuar në regjistrin kombëtar të kancerit janë diagnostikuar 805 raste të reja me kancer të gjirit. Është një incidencë që gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka ardhur në rritje me 2.1% çdo vit. Nuk kemi rritje të rasteve me kancer të gjirit te moshat e reja, madje kemi një ulje të lehtë të incidencës tek moshat nën 50 vjeç. Janë identifikura 10 raste të burrave të moshës mbi 50 vjeç” tha Drejtorja e re e Institutit të Shëndetit Publik Dorina Toçi. Shtrimet spitalore janë dyfishuar në 10-vjeçarin e...