Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Do përfundojnë me dy kryetarë”, Saraçi paralajmëron pasojat: Ja çfarë tha Diella pas dekretit të Presidentit
A kreu shkelje antikushtetuese, presidenti Bajram Begaj me firmosjen e dekretit për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë, një ditë pasi Gjykata Kushtetuese regjistroi kërkesën e ish kryebashkiakut Erion Veliaj që kundërshton shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës? Kryeredaktori Romir Saraçi i ftuar në një emision televiziv pyeti “Diellën”, inteligjencën artificiale të cilën vetë Rama e ka emëruar dhe si ministre dhe përgjigjja është se Begaj ka kryer shkelje kushtetuese. Saraçi shpreh shqetësimin se po shkohet drejt qesharakëzimit të Kushtetutës. “Hartuesit e Kushtetutës kur hartuan nenin 115/2 kanë pasur parasysh moskthimin e institucioneve të shtetit shqiptar në qesharakë. Çfarë ndodh nëse zgjedhjet do të bëhen, Kushtetuesja i jep të drejtë Erion Veliajt dhe nga ana tjetër kemi një kryebashkiak...