Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
INTERVISTA/ “Më donin në kryeqytet, por ja pse firmosa në Algjeri”, Xhixha: Derbi Partizani-Tirana? Kush fiton “ringjallet” (VIDEO)
Pas aventurës te Qarabag, Redon Xhixha vendosi të bashkohej me skuadrën algjeriane të CR Belouizdad. Në një intervistë ekskluzive për Sport News në News 24, lojtari shqiptar flet për eksperiencën me ekipin e ri, por jo vetëm. Në bisedën e bërë me Trevisa Tufën, Xhixha komenton edhe zërat e merkatos që e lidhnin me kalimin në Superligë. Nuk mund të mungonte edhe parashikimi i Xhixhës për derbin Partizani-Tirana, duke vendosur në “peshore” të dyja skuadrat. Xhixha, pse Algjerinë, pse kjo zgjedhje? Ishte zgjedhje e shpejtë, te Qarabag s’po luaja dhe po prisja që të largohesha. Oferta e Algjerisë ishte e mirë në të gjitha aspektet dhe thashë pse jo. Si po shkon kjo aventurë, u bashkua edhe Endri Çekiçi së fundmi… Jemi të dy këtu,...