Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Edhe ne mendojmë si Trump”/ Kremlini: Nëse doni paqe, përgatituni për luftë
Duke komentuar deklaratat e Donald Trump gjatë takimit të djeshëm me gjeneralët amerikanë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia pajtohet me idenë se “nëse do paqe, duhet të përgatitesh për luftë”. “Shprehja ‘nëse do paqe, përgatitu për luftë’ nuk është e re, ka ekzistuar në histori dhe është përdorur nga shumë politikanë”, tha Peskov, duke u cituar nga agjencia Interfax. “Edhe ne – shtoi ai – preferojmë të forcojmë në çdo mënyrë forcat tona të armatosura, duke mbetur gjithsesi mbështetës të paqes dhe të gatshëm për të zgjidhur çdo problem, përfshirë krizën në Ukrainë, përmes negociatave diplomatike”.