Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dash Shehi: PD-ja nuk i fiton këto zgjedhje, shans ka vetëm…
Më 9 nëntor 2025 në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki të vendit, ndërsa debati më i madh është për Bashkinë e Tiranës. Partia Socialiste ka vendosur të garojë me kandidaturën e Ogerta Manastirliut, ndërsa opozita ende nuk ka shpallur një emër zyrtar, duke vijuar diskutimet për kandidatin. Në lidhje me këtë situatë, kreu i LZHK-së, Dash Shehi, i ftuar në Klan News me gazetarin Drini Zeqo, u shpreh se Partia Demokratike nuk ka gjasa t’i fitojë këto zgjedhje, por opozita e bashkuar mund të ketë shanse. “Tani, në qoftë se më thua PD-ja, nuk i fiton. Këto janë shifrat. Pyetja është: a ka shans të fitojë opozita? Po, ka. Edhe unë këtë kam thënë, mos e shpërdoroni këtë shans për sherret tuaja të brendshme, sepse më...