Vajza e mitur hidhet nga pallati në ndërtim në Tiranë

Vajza e mitur hidhet nga pallati në ndërtim në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një vajzë e mitur rreth 16 vjeçe, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim në rrugën “Gjon Buzuku”. Si pasojë e plagëve të marra, e mitura ka humbur jetën, Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Top Channel