‘Do përfundojnë me dy kryetarë’  Saraçi: Ja përgjigja që dha Diella për dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

‘Do përfundojnë me dy kryetarë’ Saraçi: Ja përgjigja që dha Diella për dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

A kreu shkelje antikushtetuese, presidenti Bajram Begaj me firmosjen e dekretit për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë, një ditë pasi Gjykata Kushtetuese regjistroi kërkesën e ish kryebashkiakut Erion Veliaj që kundërshton shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës? Kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi i ftuar në studion e 'Task Force' pyeti “Diellën”, inteligjencën artificiale të cilën vetë Rama e ka emëruar dhe si ministre dhe përgjigjja është se Begaj ka kryer shkelje kushtetuese. Saraçi shpreh shqetësimin se po shkohet drejt qesharakëzimit të Kushtetutës. “Hartuesit e Kushtetutës kur hartuan nenin 115/2 kanë pasur parasysh moskthimin e institucioneve të shtetit shqiptar në qesharakë.  Çfarë ndodh nëse zgjedhjet do të bëhen,  Kushtetuesja i jep të drejtë Erion Veliajt dhe nga ana tjetër kemi...