Tragjedia familjare/ Burri 57-vjeçar vret babanë, plagos nënën e vajzën e tij dhe kryen vetëvrasje! Shkak trashëgimia

Tragjedia familjare/ Burri 57-vjeçar vret babanë, plagos nënën e vajzën e tij dhe kryen vetëvrasje! Shkak trashëgimia

Rasti i shpërthimeve që ndodhën herët këtë mëngjes në Mynih po merr një kthesë të re, me incidentin që lidhet drejtpërdrejt me një tragjedi familjare.  Sipas BILD, autori i krimit është një burrë 57-vjeçar i cili i vuri flakën shtëpisë së prindërve të tij, qëlloi dhe vrau babanë e tij 90-vjeçar dhe plagosi nënën dhe vajzën e tij 21-vjeçare në orët e para të mëngjesit në periferi të Mynihut verior.  Pas aktit të shëmtuar, autori dyshohet se i dha fund jetës së tij në liqenin Lerchenau. Nëna dhe vajza e tij u dërguan në spital.  Motivi i krimit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje familjare për çështje trashëgimie. Fqinjët e familjes i dorëzuan policisë një letër, e cila tregon qartë një mosmarrëveshje në rritje për çështjet e trashëgimisë.  I ndjeri mbante...