Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dekreti i Begajt për zgjedhjet në Tiranë/ Reagon ish-këshilltari ligjor i Presidencës: Bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë, jo një nëpunës civil
Ish-këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj, thotë se shkarkimi nga detyra i Erion Veliajt nuk mund të trajtohet nga Gjykata Administrative pasi nuk është nëpunës civil, por i zgjedhur vendor si kryebashkiak. Si e tillë, thotë Bledar Dervishaj, rasti parashikohet nga Kushtetuta. ” Këtu nuk jemi perpara rastit të shkarkimit nga puna të një të punësuari, sipas Statusit të Nëpunësit Civil apo Kodit të Punës, dhe po diskutohet nëse është Gjykata Administrative apo Gjykata Civile ajo që do trajtojë rastin. Jemi përpara një rasti të shkarkimit të një të zgjedhuri vendor me votë-Kryetar Bashkie, organ që parashikohet nga Kushtetuta. Sipas meje çdo institucion që ka trajtuar rastin deri më tani, e ka konsumuar një shkelje me karakter kushtetues, duke cënuar të drejta e liri themelore”, shprehet Dervishaj. Ky reagim i Dervishajt vjen si përgjigje ndaj dekretit të Presidentit Bajram Begaj,...