“Veliaj ka të drejtë të ankimojë shkarkimin në GJK”, Lubonja: Presidenti po vepron si noter i Kryeministrisë! 

“Veliaj ka të drejtë të ankimojë shkarkimin në GJK”, Lubonja: Presidenti po vepron si noter i Kryeministrisë! 

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e News24, ka diskutuar mbi aktualitetin politik në Shqipëri, duke u ndalur te zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, si dhe duke komentuar situatën juridike të Erion Veliajt dhe mundësinë e një kandidati të përbashkët të opozitës.  Lubonja theksoi se Gjykata Kushtetuese do të jetë ajo që do të vendosë nëse Erion Veliaj mbetet ose jo kryetar i bashkisë së Tiranës, pasi ai ka apeluar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij. Ai theksoi se nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk del para datës 9 nëntor, do të kemi një situatë të pazakontë me dy kryetarë bashkie, një të ri të zgjedhur dhe Veliajn që nuk është shkarkuar ende përfundimisht.  “Nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk del para zgjedhjeve të 9 nëntorit, atëherë mund...