Taksat e automjeteve në e-Albania, shërbimi i ri i pagesës online, kursim kohe dhe shpenzimesh për qytetarët

Taksat e automjeteve në e-Albania, shërbimi i ri i pagesës online, kursim kohe dhe shpenzimesh për qytetarët

Për të gjithë qytetarët të cilët zotërojnë një automjet, nuk është e nevojshme më të paraqiten fizikisht në sportele për të paguar taksat e tyre, por tashmë ato do të paguhen në portalin qeveritar e-Albania. Nëpërmjet regjistrimi në aplikacion dhe zbatimit të hapave në hapësirën taksat e mia qytetarët mund të paguajnë detyrimet për mjetet e tyre në moment. Ky shërbimi i ri i mundësuar nga DPSHTRR në bashkëpunim me AKSHI pritet të lehtësojë ndjeshëm procedurat për mbi një milion përdorues.  “Siguria është maksimale. Të gjithë aktorët dhe bankat e nivelit të dytë janë të certifikuara për sigurinë kibernetike dhe fizike. Në momentin që qytetari paguan në aplikacion, i vjen njoftimi i menjëhershëm për pagesën”, deklaron Endri Haxhiu, drejtor i përgjithshmit i DPSHTRR. Sipas të...