Zgjedhjet e pjesshme më 9 nëntor, Celibashi reagon pas dekretit të Begajt

Zgjedhjet e pjesshme më 9 nëntor, Celibashi reagon pas dekretit të Begajt

Menjëherë pas dekretimit të zgjedhjeve të parakohshme në 6 bashki nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar edhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi. Përmes një postimi në Facebook, Celibashi ka publikuar dekretin e Presidentit. “Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 9 nëntor 2025 për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të bashkive Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë”, shkruan Celibashi.