“Ernest Muçin e donte trajneri ynë”! Presidenti i Trabzonsporit tregon prapaskenat: Lojtari që pëlqehet shumë tek ne…

“Ernest Muçin e donte trajneri ynë”! Presidenti i Trabzonsporit tregon prapaskenat: Lojtari që pëlqehet shumë tek ne…

Ernest Muçi nuk po e rigjen dot veten edhe pas largimit nga Beshiktashi. Futbollisti shqiptar do të shkonte te Trabzonspori dhe në dy ndeshjet e para po luante si titullar. Megjithatë pas performancave të dobta, u ul në stol në ndeshjen e tretë duke mos marrë më të njëjtin aktivizim. Presidenti i Trabzonsporit, Ertugrul Dogan, është shprehur se Ernest Muci ishte kërkesa e trajnerit të Trabzonsporit. “Transferimi i Ernest Muçit ishte një kërkesë e trajnerit Fatih Tekke. Ai e kërkoi dhe ne i kemi bërë një ofertë Mucit edhe përpara se të vinte te Beshiktashi. Ishte gjithashtu edhe një dëshirë e ekipit të skautizimit të Trabzonsporit. është lojtari që trajneri ynë e pëlqen shumë, që i beson shumë dhe ne do ta shohim sesi do...