Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tabaku: Shqipëria po bëhet e papërballueshme, 19 vite punë për një apartament në Tiranë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për krizën e përballueshmërisë së jetesës dhe veçanërisht të strehimit në kryeqytet. Në një deklaratë publike, Tabaku theksoi se çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë kaluar çdo kufi logjik ekonomik, duke u rritur nga 820 euro për metër katror në 2100 euro/m². “Një familje shqiptare sot duhet të punojë 19 vite, pa shpenzuar asgjë tjetër, vetëm që të blejë një apartament 70 metra katror në Tiranë. Por nëse shtojmë shpenzimet e jetesës, si energjia, shkolla, ushqimet apo veshjet, kjo shifër shkon deri në 60 vite punë”, u shpreh Tabaku. Ajo nënvizoi se rritja e çmimeve nuk lidhet me kosto reale ekonomike, por me një “flluskë ndërtimi” të nxitur nga pastrimi i parave në tregun e pasurive...