Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama: Oficerët e sigurisë në shkolla, garantojnë mbrojtjen e nxënësve nga çdo fenomen negativ
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, shkruan se në shkollat publike janë vendosur oficerë sigurie të cilët do të garantojnë mbrojtjen e nxënësve nga çdo fenomen negativ. Në pamjet e publikuara nga Rama, oficerja e sigurisë e shkollës ‘Kosova’ në Tiranë, ka deklaruar se roli i oficerit të sigurisë është i rëndësishëm në shkolla, pasi monitoron dhe shmang incidentet dhe situata të rrezikshme mes nxënësve. Po ashtu ajo tha se falë bashkëpunimit të Ministrisë së Arsitmit dhe Ministrisë së Brendshme, tashmë shkollat kanë suportin e Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake “Kryesisht në punën tonë, e cila fillon në orën 7 e 30, ne monitorojmë hyrjen e nxënësve në shkollë dhe njihemi me prindërit në këtë mënyrë. Në mëngjes bëhet mbledhja e celularëve nga mësuesit kujdestarë. Unë kaloj nëpër klasa dhe pyëes nëse janë...