Nicole Kidman luftoi për të shpëtuar martesën e saj me Keith Urban: Ajo nuk e donte këtë ndarje, thotë burimi

Nicole Kidman luftoi për të shpëtuar martesën e saj me Keith Urban: Ajo nuk e donte këtë ndarje, thotë burimi

Pas 19 vitesh martesë, aktorja e njohur Nicole Kidman ka kërkuar zyrtarisht divorc nga këngëtari i muzikës country, Keith Urban. Vendimi u depozitua më 30 shtator dhe, sipas burimeve pranë çiftit për revistën PEOPLE, ndarja po merr përmasa dramatike. “Nicole është e lënduar dhe ndjehet e tradhtuar,” tha një burim. “Ajo u përpoq ta shpëtonte martesën dhe besonte se mund ta bënte, por duket se Keith ka vazhduar përpara.” Në dokumentet e divorcit, Kidman citon “mosmarrëveshje të papajtueshme” si arsye për ndarjen, ndërsa si datë ndarjeje ka vendosur pikërisht ditën e depozitimit të kërkesës. Megjithëse përfaqësuesit e tyre nuk kanë komentuar zyrtarisht, dokumentet tregojnë se marrëveshjet prindërore janë bërë disa javë para kërkesës për divorc. Kidman do të ketë kujdestarinë kryesore të vajzave të tyre,...