U propozua nga opozita si kandidat për Tiranën, reagon Hasimja: I vlerësuar, por vendimin do e marr vetëm kur…

U propozua nga opozita si kandidat për Tiranën, reagon Hasimja: I vlerësuar, por vendimin do e marr vetëm kur…

Ermal Hasimja TIRANË- Politologu Ermal Hasimja ka reaguar pas përfshirjes së emrit të tij në listën e kandidatëve të opozitës për garën në Bashkinë e Tiranës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasimja shprehet se ndihet i vlerësuar për këtë propozim, teksa falenderon ata që mbështetën idenë e kandidimit të tij. Megjithatë, ai shtoi se një vendim do të merret vetëm në rast se bëhet një propozim zyrtar. Më tej, Hasimja shpreh vlerësimin e tij edhe për dy emrat e thërë përmendura në listë, Florian Haçkaj dhe Edlira Çepani, duke i konsideruar si kandidatë të shkelqyer për opozitën. Postimi i plotë: "Ndihem padyshim i vlerësuar që emri im është propozuar në listën e kandidatëve potencialë të opozitës për Tiranën dhe falenderoj ata që e kanë propozuar...