Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Selma Blair zbulon se mjekët e kanë diagnostikuar gabim për 30 vjet
Aktorja hollivudiane Selma Blair ka ndarë publikisht betejën e saj rrëqethëse me sklerozën e shumëfishtë, një sëmundje kronike autoimune që, për dekada me radhë, mbeti e padiagnostikuar saktë. E ftuar në emisionin “This Morning”, Blair tregoi se mjekët për gati 30 vjet i dhanë diagnoza të pasakta, shpesh duke ia atribuar simptomat lodhjes kronike, stresit ose depresionit. Ajo përjetoi simptoma të rënda që nga fëmijëria: turbullim shikimi, dhimbje koke, temperatura të vazhdueshme por askush nuk arriti ta lidhte me sklerozën multiple. “Isha gjithmonë e lodhur. Ata më thoshin që ishte në mendjen time,” rrëfeu ajo. Për ironi, gjatë shtatzënisë me djalin e saj, ndjeu lehtësim, pa ditur se kjo sëmundje shpesh qetësohet përkohësisht gjatë shtatzënisë. Pas lindjes, gjendja u përkeqësua. Në një moment, humbi aftësinë...