Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Beteja me kancerin e gjirit, nis tetori rozë. Mjekët apel grave: Mos neglizhoni kontrollet
Kanceri i gjirit ka shënuar rritje nga viti në vit. 224 gra humbën jetën nga kanceri gjatë vitit të kaluar, ndërsa u regjistruan 805 raste të reja. “Për vitin 2024, bazuar në Regjistrin Kombëtar të Kancerit, janë regjistruar 805 raste të reja me kancer gjiri. Është një incidencë që gjatë 10-vjeçarit të fundit ka ardhur gradualisht në rritje dhe është rritur me 2.1% çdo vit, kjo falë ndërgjegjësimit të grave dhe vajzave. Vdekshmëria është stacionare, madje gjatë vitit të fundit vërehet një rënie e lehtë nga kanceri i gjirit nga viti 2015–2024. Në vitin 2024 kanë ndërruar jetë 224 gra nga kanceri i gjirit. Janë 10 raste me kancer të gjirit te meshkujt; sigurisht prek edhe meshkujt, por shumë më rrallë se sa femrat.” Drejtoresha...