Opozita në kërkim të kandidatit, PD mbledh aleatët. Diskutohen emrat e Ermal Hasimes, Edlira Çepanit e Florian Haçkës

Opozita në kërkim të kandidatit, PD mbledh aleatët. Diskutohen emrat e Ermal Hasimes, Edlira Çepanit e Florian Haçkës

Partia Demokratike pritet të mbyllë këto ditë bisedimet me partitë opozitare për të gjetur një kandidat të përbashkët në betejën për Bashkinë e Tiranës. Ndër emrat e diskutuar deri më tani në takimet mes PD dhe partive opozitare janë Florian Hackaj, themelues i shoqatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Edlira Çepani, aktiviste për të drejtat e njeriut, dhe politologu Ermal Hasimja. Megjithatë, këta nuk janë të vetmit kandidatë dhe burime pranë Partisë Demokratike, që është partia më e madhe e opozitës, bëjnë me dije se po shqyrtohen edhe disa kandidatë të tjerë. Duket se deri tani PD ka arritur konsensus në parim, përtej aleatëve tradicionalë, edhe me partinë Mundësia. “Kemi dakordësuar që na duhet një kandidaturë e unifikuar e spektrit opozitar. Të gjitha forcat politike...