Sterilizimi/ Shtyhet seanca në GJKKO, avokatët kërkojnë më shumë kohë

Sterilizimi/ Shtyhet seanca në GJKKO, avokatët kërkojnë më shumë kohë

Shtyhet seanca për dosjen e “Sterilizimit” në procesin e ndarë për Klodian Rrjepajn e Ilir Rrapajn dhe 6 të pandehur të tjerë, që po gjykohen me procedurë të shkurtuar. Shkak u bë kërkesa e mbrojtjes për t’iu dhënë më tepër kohë që të përgatisnin kundërshtimet mbi gjetjet e SPAK-ut. Kërkesat e disa avokatëve shkaktuan edhe nota humori në sallë me ndërhyrjen e gjyqtarit relator Bib Ndreca. “Po bëni si me detyrat e shtëpisë, mësuesi e pyet pse s’i ke sjellë detyrat, nxënësi thotë se më kishte mbyllur mami derën me çelës”, tha gjyqtari Bib Ndreca. SPAK tha se situata paraqitet e tillë në mënyrë të përsëritur dhe se kërkesat janë të padrejta pasi afatet kanë qenë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen, dhe kërkoi pezullimin...