VIDEO/ Shkarkimi i Veliajt dhe Kushtetuesja, Bamir Topi: Ja vendimi që do të merrja unë

VIDEO/ Shkarkimi i Veliajt dhe Kushtetuesja, Bamir Topi: Ja vendimi që do të merrja unë

“Do të respektoja padyshim vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, deklaron ish-presidenti Bamir Topi, duke komentuar vendimin që pritet nga presidenti Bajram Begaj për vakancën e shpallur nga kryeministri Rama për postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, pas shkarkimit të Erjon Veliajt nga ky post. Në një intervistë për TemA, Topi komenton situatën e krijuar pasi kryeministri i kërkon presidentit të shpallë datën e zgjedhjeve për Tiranën me një procedurë në kundërshtim të plotë me procedurat ligjore dhe specifikisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka ngrirë procesin e zgjedhjeve në Tiranë.