Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Princ Vidi në Shqipëri, si e këshillonte Faik Konica?
Faik Konica Propozimi për të marrë kurorën e Shqipërisë e gjeti princ Vidin, si komandant të një skuadroni në Potsdam. Gjatë ceremonisë së largimit nga regjimenti, Vidit iu dha grada “Major à la suite”. Kjo do të thoshte që i lejohej të vishte uniformën ushtarake, por që nuk ishte më pjesë organike e repartit të tij. Më tepër, ky ishte një titull nderi që jepej për aristokracinë gjermane, të cilët, në raste të caktuara, pas largimit nga shërbimi aktiv, u lejohej të vishnin uniformën e tyre, transmeton ‘konica.al’. Faik Konica shkoi në Potsdam [Berlin] në fundvitin 1913, për t’u takuar me Vidin dhe për ta këshilluar personalisht atë për detyrën e vështirë që ai kishte marrë përsipër. Çfarë këshillash i dha Vidit dhe si e...