Përse ‘Tigrat’ punësojnë macet!?

Përse ‘Tigrat’ punësojnë macet!?

Përse ‘Tigrat’ punësojnë macet!? Nga Basir Çollaku Pra, shkurt e ashiqare, ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, pas pensionimit në SHBA, është punësuar në Shqipëri, meqë kompania ku sojnikja shkoi drejtoreshë, sipas vetënjoftimit, merr së paku 100 mijë dollarë taksa shqiptare në ditë, pa prodhuar kokërr kilovati energji. Hajër qoftë, por telashet janë të hapura për këtë biznes-dosje, ende të paprekur nga hetimi, nga këllqet e munguara të Prokurorive të Përgjithshme e të Posaçme Një incenerator më vete janë termocentralet bangladeshas të tërhequr deri në Vlorë, sa për pak përfunduan në Gjermani, por u mirëpritën nga nahija jonë, nga ndikimi i ish-diplomates, tashmë pensioniste halli dhe drejtoreshë qejfi. Duart e Ramës janë aty, në këtë bereqet ngushëllimi diplomatik, për të mbajtur në këmbë ushtrinë e...