Në qershor euroja ra në nivelin më të ulët historik

Në qershor euroja ra në nivelin më të ulët historik

Gjatë periudhës, janar-qershor 2025, leku u mbiçmua kundrejt valutave kryesore, bën të ditur Banka e Shqipërisë.Sipas BSH-së, mbiçmimi i lekut ishte më i dukshëm në muajt prill-qershor, gjatë të cilëve vëllimi i flukseve valutore nga turizmi ishte më i lartë. Kursi lek/euro rezultoi mesatarisht 98,7 lekë për 1 euro në gjashtëmujorin e parë të vitit, nga 99,1 lekë në gjashtëmujorin e kaluar dhe 102,3 lekë në gjashtëmujorin e njëjtë një vit më parë. Muajt e parë të vitit 2025 regjistruan një frenim të nënçmimit të mëtejshëm të monedhës evropiane, e cila në muajin mars u kuotua me mesatarisht 99,2 lekë. Megjithatë, presionet mbiçmuese të lekut në muajt pasues ndikuan në nënçmimin e kursit të euros, i cili në muajin qershor shënoi nivelin më të ulët...