Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Komisioni për Edukimin/ Boçi kërkon bashkëpunim, Baçi-anëtarëve të PS: Funksiononi vetëm me urdhra
Mbledhja e parë e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportin nisi me thirrjen për bashkëpunim nga kryetari i komisionit, Luçiano Boçi, i cili ftoi anëtarët të kontribuojnë për ngritjen e sistemit arsimor dhe zhvillimin e shkencës e sportit në vend. Luçiano Boçi: Ftoj secilin prej jush që është pjesë e këtij komisioni, që me përgjegjësinë, energjinë dhe respektin për njëri-tjetrin, të japim kontributin maksimal për ngritjen e Edukimit, Shkencën dhe Sportin, në lartësinë që meritojnë. Nga ana tjetër, deputeti i PD-së, njëherësh dhe anëtar në komision, Luan Baçi, shprehu skepticizëm për funksionimin e komisionit, duke akuzuar mazhorancën se vendimet do të merren me forcën e kartonit dhe se zëri i opozitës nuk do të dëgjohet. Ai ngriti shqetësime për situatën në arsim, mbylljen e shkollave...