A mund të ndihmojë oksitocina, “hormoni i dashurisë”, të riparojë indin e zemrës pas lëndimit?

A mund të ndihmojë oksitocina, “hormoni i dashurisë”, të riparojë indin e zemrës pas lëndimit?

Kjo është pyetja themeltare që shtron një qasje e re shkencore, e cila përkon me një botë gjithnjë e më të mbingarkuar nga zemërkrisjet, lëndimet, vuajtjet dhe trazimet. Në themel të saj, qëndron ndjenja – jo vetëm si metaforë, por si mekanizëm biologjik. Oksitocina, e njohur zakonisht si “hormoni i dashurisë” apo “i përqafimit”, nuk është thjesht një ndërmjetës i lidhjeve emocionale, por edhe një faktor me ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e zemrës. Një studim i ri, i publikuar në Frontiers in Cell and Developmental Biology, zbulon se ky hormon i prodhuar nga truri mund të ndihmojë në rigjenerimin e indeve të zemrës pas një dëmtimi – të paktën në eksperimente me zebrafish dhe qeliza njerëzore në laborator. Një shpresë e re për zemrën...