Avioni i Forcave Ajrore italiane rrëzohet në Parkun Kombëtar të Circeo-s, dy të vdekur

Avioni i Forcave Ajrore italiane rrëzohet në Parkun Kombëtar të Circeo-s, dy të vdekur

Një avion i Forcave Ajrore italiane është rrëzuar brenda Parkut Kombëtar të Circeo-s, në komunën e Sabaudia-s, në provincën e Latinës. Avioni, i cili ishte zhdukur nga radarët, është gjetur me ndihmën e një helikopteri të zjarrfikësve dhe një tjetër të Forcave Ajrore. Në bord ndodheshin dy persona dhe të dy kanë humbur jetën në përplasjen me tokën. Njëri nga pilotët ishte koloneli Simone Mettini, 48 vjeç, ndërsa personi tjetër ishte një kadet (nxënës pilot). “Ishte në një mision stërvitor” Avioni i përfshirë në aksident ishte një T-260B i repartit të 70-të të bazës ajrore të Latinës, sipas një njoftimi nga Forcat Ajrore Italiane. Aty theksohet se avioni ishte “në fluturim, si pjesë e një misioni stërvitor dhe është rrëzuar në tokë, për arsye që aktualisht...