Jo çdo gjë që shkëlqen është prej ari/ Ja çfarë na mëson Leo Tolstoy me “Ana Kareninën”

Jo çdo gjë që shkëlqen është prej ari/ Ja çfarë na mëson Leo Tolstoy me “Ana Kareninën”

“Ana Karenina” është një roman romantik tipik i letërsisë ruse, i shkruar plot me detaje që të mbeten në mendje, por që transmeton edhe një ngarkesë të fuqishme emocionale. Ana, personazhi kryesor i veprës, nuk e gjen veten gjëkundi në martesën e saj dhe, pas një aventurë jashtëmartesore, e shohim në shinat e trenit, të gatshme për t’u vetëvrarë për mëkatin që ka bërë. Nëse gjatë gjithë veprës personazhi i saj transmetonte neveri për atë që i bënte bashkëshortit, në fund gjithsecili nga ne ndjeu dhimbje për vdekjen e saj. Këtë fuqi për të t’i ndryshuar komplet emocionet e kanë shumë pak autorë. Kujtojmë këtu se të njëjtin efekt na ofron edhe Flaubert me “Zonja Bovari”.Tolstoy duket sikur e ka tejkaluar veten me romanin “Ana...