Burimi: 
								Gijotina.com
								
							 
                                
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshime në drejtimin e strukturave të kufirit dhe trafiqeve (Emrat)
                            Policia e Shtetit ka njoftuar sot ndryshime në nivel drejtuesish brenda strukturave të saj. Edvin Ndreu është emëruar në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin të qarkut Tiranë. Ai pritet të marrë drejtimin e një prej sektorëve më delikatë, që lidhet me kontrollin kufitar dhe menaxhimin e flukseve të emigrantëve në kryeqytet. Ndërkohë, Silvana Alimadhi është transferuar pranë DPPSh, ku do të ushtrojë detyrën e Shefes së Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.  
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                   