Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ndryshime në Policinë e Shtetit, cili është drejtori i ri për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë
Policia e Shtetit ka bërë ndryshime këtë të mërkurë, më 1 tetor, në nivele drejtuese në strukturat e saj. Gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj raporton se Edvin Ndreu është emëruar në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në qarkun Tiranë. Ndërkohë, Drejtuesja Silvana Alimadhi, e cila më parë drejtonte këtë strukturë, është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (DPPSh) dhe është emëruar në detyrën e Shefes së Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme. Këto ndryshime vijnë në kuadër të ristrukturimeve dhe riorganizimeve të brendshme që po ndërmerr Policia e Shtetit pas ardhjes në detyrë të ministres së re të Brendshme Albana Koçiu.