Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mega-procesi ‘Sky ECC’/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të krimit në Shqipëri: Fitonin 50 mijë euro në orë
Në qytetin Namur të Belgjikës ka nisur një mega-proces gjyqësor i mbiquajtur ‘Sky ECC’. Kjo për shkak se banda kriminale shqiptare u zbërthye pas dekriptimit të mesazheve në telefonat e koduar. Hetuesit kanë zbardhur edhe skemën se si pastroheshin paratë e krimit në Shqipëri Ata hyjnë në zemër të sallës së gjyqit. Disa me veshje sportive, të tjerë të veshur për mrekulli me këmisha të ngushta. Të gjithë përpiqen të përzihen me detin e togave të zeza të avokatëve. Vetëm njëzet të pandehur, nga rreth pesëdhjetë të thirrur, u paraqitën këtë të martë para gjykatës korreksionale të Namurit. Të gjithë dyshohen se kanë marrë pjesë në një organizatë të gjerë kriminale të specializuar në prodhimin dhe shitjen e kanabisit. Mes tyre, një emër përsëritet vazhdimisht:...