Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen dy shtetas në Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Catch 2”. Si pasojë janë arrestuar dy shtetas nga Policia e Tiranës pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftim i Policisë: Si rezultat i kontrolleve intensive nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, u kapën dhe u vunë në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Konkretisht: -Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. T., 45 vjeç, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj...