Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Të rinjtë shqiptarë dinë të shkëlqejnë”, marrëveshje mes ministrisë së Infrastrukturës dhe UPT, Balluku: Mbështesim studentët me praktika të paguara
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, së bashku me zëvendëskryministren Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ishin të pranishëm në firmosjen e marrëveshjes mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës. Kjo marrëveshje është një hap për mbështetjen dhe përgatitjen e studentëve përmes praktikave të paguara të punës, me qëllim aftësimin e tyre profesional, si dhe njohjen nga afër në terren me të gjitha proceset e zhvillimit të infrastrukturës. Ministrja Balluku theksoi se kjo është një mundësi reale për të rinjtë shqiptarë, duke nënvizuar rëndësinë e eksperiencës praktike dhe barazisë gjinore në sektorët e ndërtimit dhe transportit. Balluku: Këto nuk janë thjesht statistika. Janë histori suksesi që tregojnë se të rinjtë shqiptarë, kur i jepet mundësia, dinë të shkëlqejnë. Jam...