Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sot iu sekuestrua “Lamborghini” me vlerë 160 mijë euro, kush është 34-vjeçari që dikur vishej si polic e grabiste çiftet në Tiranë
Policia e Tiranës ka sekuestruar automjetin “Lamborghini Urus” të 34-vjeçari Sahit Shpataj, një person me precedent për disa vepra penale, ndër to, vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore. Por kush është Sahit Shpataj? Një ndër veprat penale për të cilat ai ka rënë në pranga, është regjistruar në vitin 2014, kur ky i fundit u prezantohej çifteve në rrugë si punonjës policie dhe më pas i grabiste nën kërcënimin e armës. Ngjarjet e përsëritura ishin shënuar kryesisht në Kthesën e Kamzës, Tiranë. Sipas policisë Sahit Shpataj ndalonte automjetet që kalonin në vendin e lartpërmendur, duke u hequr si punonjës i Policisë së Qarkullimit Rrugor. Ai u kërkonte drejtuesve të mjeteve dokumentet dhe më pas i kërcënonte me pistoletë, duke u marrë shuma të...