Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
BIRN: Edhe me Veliajn në burg, opozitës i duhet ‘një mrekulli për Tiranën’
Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës pas arrestimit të Erion Veliajt për korrupsion krijojnë një mundësi në letër për opozitën, e cila sipas analistëve të politikës mund ta sfidojë mazhorancën vetëm me zgjedhjen e një kandidati të përbashkët nga jashtë gardhit të saj politik. Përpos një pale zgjedhjesh të kontestuara në vitin 2011, socialistët e kanë dominuar kryeqytetin në të gjitha zgjedhjet prej vitit 2000, duke i fituar garat lokale. Kjo e ka bërë Tiranën të duket një bastion i shumicës socialiste. Por gara e hapur pas shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli i Ministrave, ndërsa ky ndodhet në qeli me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, krijon në letër një mundësi për opozitën dhe synimin e saj për ta përmbysur kryeqytetin. Veliaj e ka...