Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Leao kundër 7 lojtarëve të Napolit: “Nuk e kuptova; kisha parë vetëm dy prej tyre…”
1 Tetor 2025 10:30 Alfred Lleshi Rafael Leao ka folur me ndjekësit e tij në Twitch rreth rikthimit të tij pas dëmtimit dhe një momenti “viral” ndaj Napolit, në ndeshjen që Milani e fitoi 2-1, edhe pse me inferioritet numerik për më shumë se gjysmë ore. Për rikthimin e tifozëve në “San Siro”, ai tha: “Çdo herë që kundërshtarët vijnë në ‘San Siro’, duhet ta kuptojnë furinë. Tifozët janë shumë të rëndësishëm për ne. Të gjithë, edhe lojtarët e rinj, e kanë kuptuar diferencën me tifozët në “San Siro. Me ta jemi shumë më të fortë”. Momen Leao vs 7 pemain Napoli⚡️pic.twitter.com/pDCMF2LvEb — Tribun Milano (@Info4_Milanisti) September 29, 2025 Rreth aksionit “viral” në kundërsulm, ku u përball me 7 lojtarë të Napolit: “Kjo ndeshje ishte...