Historia e trishtë e Ilia Shytit, si e shpëtoi kolektivi nga partia dhe lotët e vajzës

Historia e trishtë e Ilia Shytit, si e shpëtoi kolektivi nga partia dhe lotët e vajzës

Një figurë madhore ajo e “Artistit të Merituar” Ilia Shyti, pavarësisht se jo për faj të tij, por për një ‘cen’ në biografi, absurditet i diktaturës, ju dhanë role të dyta dhe disa herë episodike. Por askush nga ne nuk e ka harruar figurën e tij flokëbardhë, zërin e ëmbël e të butë, buzëqeshjen e çiltër. Ishte për disa dekada ai, gjyshi, vëllai, babai i dhimbshur e i dashur për të gjithë. Kjo falë edhe qindra përrallave që përcillte zëri i tij në Radio Tirana. Një adoleshent që mori armët e luftoi në Luftën Partizane. Më pas një drejtues kulture në qytetin e tij të dashur, Lushnjën. Por Ilia Shyti yllin e shkëlqyer e kishte aty, në teatër e në film. Prek skenën e madhe...