Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pazaret, ja pse Sali Berishën nuk e shpëton karta anti-Soros, si i fali manjatit Fondacionin Besa nëpërmjet Bodes…
Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon të luajë ‘kartën’ e George Soros për interesat e tij personale, duke u përpjekur me çdo kusht të shfrytëzojë situatën pas fitores së presidentit Donald Trump, i cili ka kërkuar nisjen e një hetimi të gjerë dhe të thelluar ndaj rrjetit të fondacioneve të miliarderit. Amerikanët e shpallën të padëshiruar dhe Berisha vendosi të bëjë një padi në Francë kundër ish-Sekretarit Blinken, me argumentin se akuzat ndaj tij janë formuluar nga keqinformimet e George Soros. Ish-kryeministri e cilëson atë si armik të tij, por sa qëndrojnë pretendimet e tij? Nëse kthehemi pas në kohë, rezulton se kur Berisha ishte president i hapi rrugën George Soros të futej në Shqipëri përmes fondacionit të tij. Ndërkohë kur ishte kryeministër e mbështeti fort veprimtarinë...