Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sekuestrohet ‘Lamborghini Urus’ 160 mijë euro në Tiranë, dy persona nën hetim për pastrim parash
Një automjet luksoz tip “Lamborghini Urus”, me vlerë rreth 160 mijë euro, është sekuestruar nga Policia e Tiranës gjatë një operacioni të koduar “Manovra”, si pjesë e hetimeve për pastrim parash dhe burime të dyshimta pasurie. Operacioni u zhvillua në aksin rrugor Sauk-TEG, ku u ndalua automjeti i drejtuar nga shtetasi Sahit Shpataj, 34 vjeç, person me precedentë penalë për vepra të tilla si vjedhje përmes përvetësimit të detyrës shtetërore, dhunë në familje, dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë. Sipas të dhënave zyrtare, Lamborghini Urus ishte regjistruar në emër të një kompanie private në pronësi të shtetasit E. D., me qëllim justifikimin e burimit financiar dhe shmangien e hetimit pasuror. Të dy shtetasit, Sahit Shpataj dhe E. D., janë vënë nën hetim penal, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin...