Tetori Rozë/ Mesazhi i presidentit Begaj: Çdo histori është unike, çdo rrugëtim ka rëndësi

Tetori Rozë/ Mesazhi i presidentit Begaj: Çdo histori është unike, çdo rrugëtim ka rëndësi

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka shpërndarë një mesazh sensibilizues dhe mbështetës për të gjitha gratë dhe vajzat që po përballen me këtë sëmundje. “Çdo histori është unike, çdo rrugëtim ka rëndësi,” thekson presidenti Begaj në postimin e tij publik. Ai i ka inkurajuar gratë dhe vajzat që, me guxim të jashtëzakonshëm, luftojnë çdo ditë ndaj kancerit të gjirit, duke vlerësuar forcën, vendosmërinë dhe shpresën që ato përcjellin përmes përvojave të tyre personale. Në mesazhin e tij, presidenti Begaj ka vënë theksin te rëndësia e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm, duke rikujtuar se kontrollet periodike shpëtojnë jetë. “Në Muajin e Ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit, inkurajojmë gratë dhe vajzat që me guxim të jashtëzakonshëm përballen...