Gjirokastër/ Gjendet në Tiranë 15-vjeçari Mateo Kalemi! Humbi kontaktet me prindërit prej më shumë se 7 orësh

Gjirokastër/ Gjendet në Tiranë 15-vjeçari Mateo Kalemi! Humbi kontaktet me prindërit prej më shumë se 7 orësh

15-vjeçari, Mateo Kalemi, i cili ditën e djeshme u raportua i zhdukur nga familjarët e tij, është gjetur në Tiranë. Tashmë Mateo ndodhet në praninë e psikologes së bashku me vëllain e tij. Prindërit e Mateos, iu drejtuan ditën e djeshme për ndihmë mediave pasi 15-vjeçari kishte 7 orë që ishte larguar dhe se nuk kishin dijeni se ndodhej. Për herë të fundit ai u pra rreth prë 12:30 ranë agjencisë në urën e lumit, duke kërkuar të niset drejt Tiranës. Për shkak se nuk kishte para për biletën, prindërit dyshuan se ai ishte nisur me ndonjë mjet rastësor.