Skandali seksual në Përmet me të miturën/ Pezullohet shefi i Krimeve, nën hetim edhe punonjës të tjerë policie

Skandali seksual në Përmet me të miturën/ Pezullohet shefi i Krimeve, nën hetim edhe punonjës të tjerë policie

Një skandal seksual me të mitur i ndodhur në qytetin e Përmetit ka tronditur strukturat e Policisë së Shtetit, duke sjellë pasoja të rënda në radhët e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Në qendër të ngjarjes është vendosur shefi i Krimeve të Komisariatit të Përmetit, Dhurim Çenko, i cili është pezulluar nga detyra dhe është vendosur nën hetim disiplinor për shkelje të rëndë për Policinë e Shtetit. Sipas njoftimit zyrtar, pezullimi i Çenkos është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përmes Drejtorisë së Standardeve Profesionale, ndërkohë që hetimi pritet të zbardhë nëse ai ka pasur dijeni ose përfshirje indirekte në ngjarje. Në këtë çështje, protagonist është polici Pajtim Baka, i cili është arrestuar dhe ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka...