Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 1 tetor 2025…
Të mërkurën, moti në Shqipëri do të karakterizohet nga alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të bëhen më të dukshme pas mesditës. Në Ultësirën Perëndimore priten edhe intervale të shkurtra me kthjellime. Reshjet e shiut do të nisin në zonat lindore gjatë mesditës, me intensitet të ulët, ndërsa më pas do të përhapen gradualisht në të gjithë vendin. Ato parashikohen kryesisht të dobëta, por lokalisht nuk përjashtohen edhe shtrëngatat. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 6°C në orët e para të ditës, ndërsa maksimalet e pasdites do të ngjiten deri në 25°C. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë...