Nis sot vaksinimi anti-grip i popullatës në Kosovë. Ja kush rekomandohet

Nis sot vaksinimi anti-grip i popullatës në Kosovë. Ja kush rekomandohet

Sot do të fillojë vaksinimi i qytetarëve, kundër gripit sezonal. Lajmin e kanë bërë të ditur dje Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Sipas tyre, vaksinimi mbetet mënyra më efektive për të mbrojtur veten dhe të afërmit nga gripi dhe komplikimet e tij. Gripi sezonal është një infeksion i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes që përhapet lehtë dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te: fëmijët me imunitet të dobësuar, të moshuarit, gratë shtatzëna, punonjësit e shëndetësisë dhe personat me sëmundje kronike. Simptomat më të zakonshme janë: ethet, kollitja, dhembjet e muskujve, lodhja dhe dhembjet e kokës. Punonjësit e shëndetësisë rekomandohet fuqimisht të vaksinohen për të garantuar sigurinë e tyre dhe të pacientëve që trajtojnë. Po ashtu, gratë shtatzëna rekomandohen të vaksinohen për...