Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tetori rozë, thirrja e kryeministrit Rama për gratë e vajzat: Merrni pak kohë për t’u kujdesur për veten
Kryeministri Edi Rama, në kuadër të Tetorit Rozë, u ka bërë thirrje grave dhe vajzave të marrin kohë për t’u kujdesur për veten. Rama i apeloi të bëjnë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend. “MIRËMËNGJES 💗 dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një muaj të mbarë 🫶”, shkruan Rama