Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Veliaj ende kryetari i bashkisë”, avokati Hoxha: Vendimi zbatohet vetëm nëse Kushtetuesja e rrëzon ankimin e tij
Avokati Arbër Hoxha thotë se presidenti Bajram Begaj duhet të dekretojë zgjedhjet në 5 bashki, por jo ende për Tiranën.Në një intervistë, Hoxha u shpreh se për Tiranën duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pasi Veliaj ka ankimuar shkarkimin e tij. “Vendimi i Këshillit e Ministrave për shkarkimin e kryebashkuiakut të Tiranës, hyn në fuqi në ditën e 15 nëse nuk ankimohet. Ka pasur edhe një shterim të debatit, nga e Gjykatës Kushtetuese, duke i thënë presidentit që të presë vendimin e gjykatës. Për 5 bashkitë e tjera, ka detyrimin t’i dekretojë. Ndërsa për bashkinë e kryeqytetit, duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Presidenti është aty për të dekretuar zgjedhjet, por jo për të intepretuar ligjet dhe kushtetutën. Unë nuk besoj se presidenti do...